Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani me Napolin humbin thellë nga Interi

Interi e ka mposhtur thellë skaudrën e Napolit të dielën në stadiumin “Stadio Diego Armando Maradona”. Interi mposhti Napolin 3:0, në ndeshjen që i takoi javës së 14-t të Serie A italiane.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani kompletoi takimin, ndërsa në minutën e 73-të u ndëshkua me karton të verdhë.

Hakan Çalhanoglu e shënoi golin e parë në minutën e 44-t. Në pjesën e dytë Interi realizoi edhe dy herë. Nicolo Barella shënoi për 2:0 në minutën e 61-të, kurse Marcus Thuram e shënoi golin e tretë.

Me këtë fitore Interi është kthyer në vendin e parë me 35 pikë nga 14 ndeshje. Napoli bie në vendi ne pestë me 24 pikë.