Është publikuar formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Qipros. Fillon në orën 20:45.
Në përbërjen bazë është kthyer kapiteni Amir Rrahmani, ndërsa Samir Ujkanit i është besuar porta në mungesë të Arijanet Muriqit të lënduar. Në stol ka mbetur Milot Rashica, ndërsa Arbër Zeneli ka zënë vend në krahun e majtë të sulmit. Elbasan Rashani është bartur në krahun e djathtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë përkrah Rrahmanit në qendër të mbrojtjes paraqitet Mirlind Kryeziu. Fidan Aliti ka mbetur jashtë, ndërsa Betim Fazliji ka zënë vendin e Ibrahim Dresheviqit si mesfushor defanziv.
