Napoli ka shënuar fitore të shtunën ndaj Torinos me rezultatin 1:0.
Takimi i ka takuar xhiros së 36-të në Serie A.
Te Napoli ndeshjen e kompletoi Amir Rrahmani, derisa te Torino Etrit Berisha.
Mërgim Vojvoda u zëvendësua në minutën e 66-të.
Berisha ishte protagonist në minutën e 61-të pasi arriti të ndal penalltinë e Lorenzo Insignes.
Golin e tri pikëve për Napolin e realizoi Fabian Ruiz në minutën e 73-të.
Edhe
Rrahmani me Napolin mbeten të pamposhtur
Me këtë fitore Napoli mban pozitën e tretë me 73 pikë.
Torino renditet në vendin e 10-të me 47 pikë.