Amir Rrahmani ka thënë se është nder të jesh kapiten i Kosovës.
Mbrojtësi nga Prishtina ka folur për kanalin zyrtar të klubit Italian, Napoli.
“Është nder të jesh kapiten i Kosovës”, ka thënë Rrahmani.
Ai nuk ka folur shumë për të ardhmen e tij. “Jam i fokusuar në fushë”, ka shtuar Rrahmani.
Kapiten i parë i Kosovës është portieri Samir Ujkani. Por, në mungesë të paraqitjeve të Ujkanit, shiritin e kapitenit po e bartë te Kosova, Amir Rrahmani.
Artikuj të ngjashëm