Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani e Hysaj shërohen nga COVID-19

Dy yjet shqiptare të Napolit, Amir Rrahmani e Elseid Hysaj kanë rezultuar negativë në testimin për COVID-19, ka konfirmuar klubi italian.

Mbrojtësit shqiptarë ishin infektuar gjatë angazhimit me kombëtaren e Kosovës, respektivisht të Shqipërisë.

“Testimet për Rrahmanin e Hysajn kanë rezultuar negativë”, thuhet në njoftimin e Napolit.

Që të dy do të jenë në dispozicion për të luajtur në sfidën e së dielës në Serie A ndaj Sampdorias.