Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, tha se fitoren 3:0 të Suedisë e vendosën dy episode.
“Dy episode e vendosën ndeshjen, të cilat është vështirë t’i parandalosh pasi ndodhi një penallti dhe ishte e pafat. Goli i dytë ishte gol i mrekullueshëm dhe këto dy episode e vendosën ndeshjen. Sot kemi humbur shumë topa në mesfushë dhe ka pasur shumë kundërsulme, kemi çaluar edhe në topin e dytë dhe besoj që këto kanë qenë pikat kryesore sot. Besoj që jam në formën më të mirë deri tani, pasi jam duke luajtur në nivelin më të lartë dhe besoj që kjo është pika më e lartë që kam arritur deri tani. Do të jetë e vështirë të mbahet ky ritëm”, deklaroi Rrahmani.