Amir Rrahmani ka kompletuar ndeshjen te Napoli që pësoi 2:0 në udhëtim nga Granada në kuadër të 1/16 të finales të Ligës së Evropës.
Ndeshja u luajt të enjten mbrëma në Granada të Spanjës. Ndeshja e kthimit është më 25 shkurt në Itali.
E gjithë mbrojtja e Napolit ka pasur telashe në situatat ku Granada shënoi golat. Për 1:0 realizoi Yanger Herrera në minutën e 19-të. Ai realizoi pas një kundërsulmi. Ndërsa Kenedy shënoi për 2:0 menjëherë në minutën e 21-të, duke shfrytëzuar një vendosje të dobët të mbrojtjes së Napolit.
Napolit i kanë munguar nëntë lojtarë të ekipit bazë. Ka munguar, ndër të tjera, edhe Elseid Hysaj.