Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rossi parashikon spektakël për Botërorin, thotë se 8 pilotë në luftë për titull

Vetëm pak ditë përpara startit të kampionatit Botëror të Moto GP, që do të nisë këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Katarit, Valentino Rossi parashikon një sezon spektakolar në të cilin do të garojnë për titull shumë pilotë.

Në konferencën e parë për shtyp të këtij sezoni ku përkrah njëri-tjetrit ishin rreshtuar disa nga pilotët më të rëndësishëm të këtij sporti, “Doktori” foli me superlativa për sezonin e ri që pritet të fillojë në pistën e Losail në Katar.

“Niveli i treguar në teste ka qenë shumë i lartë. Këtë vit janë 7 apo 8 pilotë që mund të fitojnë Botërorin e Moto GP dhe ne të Yamahas nuk na mbetet gjë tjetër veçse të jemi në atë grup”, deklaroi Rossi.

Për Jorge Lorenzon, 2017-ta vjen me një aventurë të re. Në Katar, spanjolli do të pilotojë për herë të parë një motor Ducati në klasin mbretëror.

Pasi fitoi 3 Botërorë të Moto GP me Yamahan, Lorenzo do të debutojë me Ducatin.

“Po pres me padurim për të nisur gjithçka me skuadrën time të re. Në Katar përshtypjet e para për motorin ishin shokuese por kemi ardhur në rritje me kalimin e javëve dhe jam optimist se do ta nisim mirë sezonin”, theksoi Jorge Lorenzo.

Edhe Valentino Rossi do të pensionohet në fund të këtij sezoni Sport Valentino Rossi do të pensionohet në fund të këtij sezoni

Në konferencën për shtyp nuk mund të mungonte kampioni në fuqi i Botës, Marc Marquez, i cili ka vuajtur jo pak në testet parasezonale, transmeton Supersport. 

“Ka qenë si gjithmonë një dimër i gjatë, por tashmë shpresojmë për një fillim të ri. Ndihem mirë me motorin dhe kam besim se do të kemi një fundjavë pozitive në Losail”, shtoi Marc Marquez.