Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rooney mund të bëhet trajner i Evertonit

Wayne Rooney mund të emërohet trajner i Evertonit, nëse klubi nga Liverpooli vendos të ndahet me trajnerin Rafael Benitez.

Drejtuesit e Evertonit planifikonin të arrijnë suksese me Benitezin, por që në këtë sezon nuk kanë pasur rezultate të mira, sidomos në dhjetë xhirot e fundit ku kanë vetëm një fitore.

Për këtë arsye janë duke menduar ta gjejnë zëvendësuesin e spanjollit dhe Rooney është opsioni i parë. Rooney që është rritur si lojtar tek Evertoni, aktualisht është trajner i Derby Countyt.