Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo vazhdon shkëlqimin në Arabi

Cristiano Ronaldo ka qenë meritori kryesor për fitoren e Al-Nassr të premten.

Al-Nassr mposhti me rezultat 2:1 në shtëpi Al-Taawonin, ndërsa portugezi asistoi në të dy golat.

CR7 dha një asistim të mrekullueshëm në golin e parë, të cilin e shënoi Abdulrahman Ghareeb në minutën e 17-të.

Mysafirët barazuan me Alvaro Medranin në të 47-n.

Në minutën e 78-të, sërish me një asistim të bukur nga Ronaldo, Abdullah Madu shënoi për fitoren e ekipit të tij.

Edhe Ronaldo shkëlqen në fitoren e Al-Nassrit Futboll Ronaldo shkëlqen në fitoren e Al-Nassrit

Përveç dy asistimeve, Ronaldo numëron pesë gola në tri paraqitje kampionale me skuadrën e re.

Fitorja mban Al-Nassrin në vendin e parë me 40 pikë, aq sa ka edhe Al-Ittihadi e Al-Shababi në pozitën e dytë përkatësisht të tretë.