Lojtari i ri i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka postuar në Instagram një mesazh për ndarjen nga Juventusi.
“Sot, largohem nga një klub i mrekullueshëm, më i madhi në Itali dhe sigurisht një nga më të mëdhenjtë në të gjithë Evropën. Kam dhenë zemrën e shpirtin për Juventusin dhe do ta dua gjithmonë qytetin e Torinos deri në ditët e mia të fundit. Tifozët gjithmonë kanë treguar respekt për mua dhe jam munduar ta kthej me luftë për ta në çdo ndeshje, çdo sezon e çdo garë. Në fund, mund të shohim prapa e të kuptojmë se kemi arritur gjëra të mëdha, jo gjithçka që kemi dashur, por prapëseprapë, kemi shkruar një rrëfim të bukur bashkë”, ka thënë ai.
“Gjithmonë do të jem një nga ju. Jeni pjesë e historisë sime, siç ndihem se jam edhe unë e juaja. Italia, Juve, Torino, tifozët, do të jeni gjithmonë në zemrën time”, ka shtuar Ronaldo.
Cristiano Ronaldo ka pasur 134 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat. Ka realizuar 101 gola e ka asistuar 22 herë.
Ai sot u transferua tek Unitedi, ku ishte lojtar në periudhën 2003-2009, para se të largohej në drejtim të Real Madridit.