Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo thotë se Unitedit i duhet kohë për t’u adaptuar

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, beson se skuadrës së “djajve të kuq” i duhet ende kohë për t’u adaptuar.

Unitedi është i gjashti në Premier League dhe ka pesë pikë më pak se lideri Chelsea. E ka marrë vetëm një pikë nga tri ndeshjet e fundit në ligë.

Të dielën, Unitedi do të jetë nikoqir i Liverpoolit, me rivalin që ka 18 pikë dhe është në vendin e dytë.

“Jemi në momentin ku Manchester Unitedi ka bërë disa ndryshime. Më transferuan mua, Raphael Varanen dhe Jadon Sanchon. Adaptimi merr kohë, por edhe sistemi i ndeshjeve që ne luajmë. Mendoj që hap pas hapi do të jemi në rrugën e duhur dhe gjithçka është e mundur”, ka thënë Ronaldo për “Sky Sports”.

Ronaldo ka realizuar gjashtë gola në tetë paraqitje për skuadrën që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer.

Artikuj të ngjashëm