Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo të shtunën kompleton kalimin te Juve

Sipas raportimeve në Itali, Cristiano Ronaldo do të aterrojë në Torino të shtunën për të kompletuar transferimin te Juventusi nga Real Madridi për 100 milionë euro.

Ylli portugez është shumë afër kalimit te “Zonja e Vjetër” që do t’i japë pagë 30 milionë euro në sezon.

Tani “SportMediaset” raporton se drejtori i përgjithshëm i Juves, Giuseppe Marotta, dhe drejtori sportiv, Fabo Paratici, do të fluturojnë drejt Madridit me aeroplan privat për të përfunduar marrëveshjen me Florentino Perezin, president i Realit.

Juve beson në kompletim të marrëveshjes dhe ka nisur përgatitjet për zyrtarizim.

Ronaldo pritet të aterrojë në Aeroportin Caselle të shtunën, para se të prezantohet në stadium po atë ditë.