Cristiano Ronaldo ka thënë se shpreson që t’ia bëj mat Lionel Messit në Kupën e Botës në Katar.
Ronaldo e Messi ishin pjesë e një fotografie të bujshme pranë një tabele shahu.
“Është Botërori im i pestë. Jam i fokusuar dhe skajshmërisht i bindur se do të shkoj mirë. Ne bëjmë mat edhe në jetë, jo vetëm në shah”, ka thënë Ronaldo duke iu referuar fotografisë së publikuar pak ditë më parë. “Të shohim. Do të ishte mirë. Pasi ishte në lojë shahu, në futboll do të ishte edhe më shumë. Të jem i sinqertë, unë do të doja të isha ai që bën mat ndaj tij (Messit)”, ka shtuar Ronaldo, raporton “The Sun”.
Artikuj të ngjashëm