Sulmuesi portugez realizoi golin e dytë në fitoren e Juves.
Juventusi mposhti Milanin me rezultat 2-0 në takimin e zhvilluar në San Siro të vlefshëm për javën e 12-të të Serie A.
Golat e Mario Mangjukiqit dhe Cristiano Ronaldos i siguruan fitoren e tretë radhazi skuadrës së Massimiliano Allegrit, transmeton ksp.
Në prononcimin pas ndeshjes për Sky Sport, CR7 ka deklaruar se ishte një fitore e vuajtur dhe se të luash në San Siro është gjithmonë e vështirë. Nuk ka munguar as komenti për kartonin e kuq të Gonzalo Higuainit.
“Jam shumë i lumtur, sidomos për skuadrën, sepse të luash në San Siro është gjithmonë e vështirë”, tha Ronaldo. “Të fitosh 2-0 në San Siro nuk është e lehtë. Ishte një fitore e rëndësishme, sepse Napoli mposhti Genoan të shtunën dhe ne duhet të ruanim distancën”, shtoi ai.
“Situata e Higuainit? I thashë të qetësohet, pasi po rrezikonte të dënohej për shumë ndeshje. Ai nuk bëri gjë, ai ishte i inatosur se po humbte lojën, kjo është e kuptueshme dhe shpresoj të mos e dënojnë për shumë ndeshje”, u shpreh portugezi.