Cristiano Ronaldo siç duket ka rigjetur formën e tij, pasi sot ka shënuar dy gola në fitoren prej 3 me 1 kundër Getafes.
Ishte Bale që shënoi golin e parë pas asistimit nga Isco në minutën e 24, kurse Ronaldo shënoi në minutat 45 dhe 78 me asistimet nga Benzema e Marcelo, transmeton Koha.net.
Getafe ia vështirësoi vetit punët pasi mbeti me një lojtar më pak në fushë kur me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Remy në minutën e 47.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Portillo në minutën e 65 nga penaltia.
Reali mban vendin e tretë me 54 pikë, kurse Getafe në vendin e dhjetë ka 36 pikë.