Cristiano Ronaldo ka dalë negativ në testin për koronavirus dhe do t’i bashkohet ekipit të Juventusit në vikend.
Sulmuesi portugez i mungoi kampionit të Serisë A italiane në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, pasi u infektua me virus gjatë kohës sa ishte me përfaqësuesen e Portugalisë, 19 ditë më parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi torinez e konfirmoi të premten se Ronaldo nuk ka nevojë të jetë i izoluar në shtëpi pasi testi i ka dalë negativ.
Ai pritet të luajë të dielën, kur Juventusi udhëton te Spezia. Pjesë e Spezias është mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli.
Ismajli 24-vjeçar luajti nga minuta e 79-të për Spezian të mërkurën në raundin e tretë të Kupës së Italisë. Spezia fitoi 2:0 ndaj Cittadellas.