Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo pritet që të fitojë Topin e pestë të Artë në karrierën e tij, në një ceremoni që do të mbahet sonte.
Ronaldo sezonin e kaluar i ndihmoi Real Madridit që të fitonte titullin e La Ligas dhe të bëhej klubi i parë që mbron titullin në Ligën e Kampionëve. Për këtë formë të treguar ai pritet të fitojë edhe çmimin që ndahet nga “France Football”.
Ceremonia do të mbahet sonte në Kullën e Eiffelit në Paris.