Ylli i Real Madridit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka fituar “Topin e Artë” për herë të pestë në karierë.
Futbollisti e mori çmimin prestigjioz në ceremoninë e organizuar në Kullën e Eiffelit në Paris.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është hera e pestë që Ronaldo e fiton çmimin e “France Football” për futbollistin më të mirë të vitit, duke e barazuar rivalin e tij Lionel Messi. Kjo është hera e dytë që Ronaldo e fitoi rresht këtë trofe.
Në sezonin e fundit Ronaldo shkëlqeu duke e fituar titullin e Ligës së Kampionëve dhe të La Ligës.