Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo preferonte Unitedin në finale të “Championsit”

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se do të preferonte të përballej me Manchester Unitedin në finalen e Ligës së Kampionëve sesa me Liverpoolin.

“Mbretërit” të shtunën do të tentojnë që për herë të tretë me radhë të fitojnë trofeun evropian në përballjen kundër Liverpoolit në Kiev të Ukrainës.

Ronaldo ka insistuar se “Të kuqtë” meritojnë respekt, por portugezi në finale do të preferonte më shumë përballjen me ish-klubin e tij Unitedin.

“Finalet janë raste të veçanta: Do të preferoja të ishte Manchester Unitedi. Por edhe Liverpooli meriton respekt. Nuk do ta kemi të lehtë ndaj tyre”, citon Ronaldon gazeta spanjolle “AS”.

“E meritojnë të jenë në finale. Më kujton Madridin para tre apo katër vjetësh. Kanë tre sulmues shumë të shpejt dhe të fuqishëm. Por Madridi është më i mirë. Duhet të luajmë në nivelin tonë, por duhet ta respektojmë kundërshtarin”.

Ronaldo ka realizuar 15 gola në 12 ndeshje të Ligës së Kampionëve sivjet.

Artikuj të ngjashëm