Suksesi i Cristiano Ronaldos si golashënuesi më i mirë në nivel përfaqësuesesh u konfirmua të premten pasi ai e pranoi certifikatën nga libri i rekordeve “Guinness”.
Sulmuesi portugez tash e një kohë ishte duke e synuar rekordin e Ali Daeit që kishte 109 gola me përfaqësuesen e Iranit. Ronaldo e barazoi atë shifër në Kampionatin Evropian 2020.
Ndërkohë, Ronaldo e theu atë rekord të mërkurën në mbrëmje pasi përveç se e shpëtoi Portugalinë nga rezultati negativ, shënoi dy gola për t’ia siguruar fitoren 2:1 kundër Irlandës në ndeshjen kualifikuese për Botëror.
Ronaldo u fotografua me certifikatë të premten duke e konfirmuar arritjen spektakolare.
“Faleminderit Librit të Rekordeve ‘Guiness’. Gjithmonë mirë të njihesh si thyes i rekordeve. Do ta provoj që këtë numër ta rris edhe më shumë”, shkroi Ronaldo.
