Cristiano Ronaldo ka thyer rekorde ndër më të ndryshmet gjatë karrierës së tij deri më tash, dhe ai ka bërë një hap tjetër para drejt synimit për t'u bërë golashënuesi më i mirë me një përfaqësuese të Evropës.
Hapin e bëri me dy golat që shënoi të shtunën për Portugalinë në fitoren 3:0 në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2018 që e zhvilloi në shtëpi ndaj Hungarisë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli i Real Madridit ka kaluar Robbie Keanen e Irlandës, duke zënë pozitën e katërt në listën e shënuesve më të mirë evropianë, duke iu afruar rekordmenit, hungarezit legjendar Ferenc Puskas.
Ronaldo 32-vjeçar ka 70 gola me Portugalinë, ndërsa ka fituar titullin e Evropës me këtë përfaqësuese verën e kaluar në Francë. Mirëpo, portugezi ende është 14 gola larg rekordit që e mban Puskasi me 84 gola të shënuar për Hungarinë, gola të shënuar nga viti 1945 deri në vitin 1956. Këtë shifër të golave e shënoi për 85 ndeshje. Ronaldo i ka 137 ndeshje.
(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.