Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo po hetohet nga policia italiane

Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është duke u hetuar nga Policia e Italisë për një udhëtim që raportohet të ketë bërë për të festuar ditëlindjen e të dashurës së tij.

Ai akuzohet se kishte thyer rregullat anti-COVID duke udhëtuar mes rajoneve të Piedmonit dhe Valle d’Aostas.

Tani pamjet e fshira, shfaqnin në rrjete sociale çiftin në një resort, në ditën kur Georgina Rodriguez mbushi 27 vjet.

Në Itali çdo ditë po regjistrohen qindra vdekje e mijëra raste të reja.

Shteti ishte goditur rëndë në fillim të pandemisë vitin e shkuar dhe tani është në krizë politike pasi ka ngecur të përballet me valën e dytë.

Policia në Valle d’Aosta ka njoftuar se është duke e hetuar çiftin për udhëtimin në resort.

Nën rregullat në Itali, udhëtimi mes “zonave të portokallta” për shkak të COVID-19 është i ndaluar përveç udhëtimeve për punë.

Edhe Ronaldo rrezikon të dënohet për thyerje të rregullave antiCovid Sport Ronaldo rrezikon të dënohet për thyerje të rregullave antiCovid

Në Itali, mediat po raportojnë se çifti udhëtoi të martën dhe kaloi natën në një hotel para se të kthehej në Torino të mërkurën.

Modelja Rodriguez ndau një fotografi me 23 milionë ndjekësit e saj. Ajo shihej me Ronaldon teksa festonte.

Nëse del i vërtetë raportimi se ata shkelën rregullat, mund të përballen me gjoba.