Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka deklaruar skuadra e tij është shumë e lumtur për kualifikimin.
Kurse për penaltinë e dyshimtë të akorduar në minutën e 90+3 në të mirë të Realit, ai thotë se nuk e kupton pse lojtarët e Juventusit protestuan, e sipas tij ajo ishte një penalti e pastër, transmeton Koha.net.
Mehdi Benatia pati një duel me Lucasin, të cilin e rrëzoi në zonën e rreptësisë dhe sipas gjyqtarit ishte penalti, që në gol e shndërroi Ronaldo për ta çuar Realin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4-3.
“Nuk e kuptoj pse ata protestuan. Lucas u shty nga prapa, ishte penalti. Real Madridi është shumë i lumtur. E dija se ishte vendimtare, dhe falë zotit që shënova”, ka deklaruar Ronaldo.
Ai më tutja ka shtuar se, “ishte një përjetësi derisa e mora penaltinë, kjo është një ndeshje prej së cilës duhet të mësojmë, asgjë në futboll nuk të jepet. Le të jetë një mësim, ata ishin shumë të mirë”.