Pas largimit të trajnerit Rudi Garcia, klubi i Cristiano Ronaldos, Al-Nassr, është në kërkim të një trajneri të ri për ta udhëhequr skuadrën.
“CBS Sports” ka raportuar të shtunën se klubi i Arabisë Saudite është duke e synuar transferimin e Zinedine Zidaneit apo Jose Mourinhos.
Ronaldo ka punuar më herët me të dy trajnerët te skuadra e Real Madridit.
Skuadrën Al-Nassr për momentin është duke e udhëhequr Dinko Jeliçiq, që është përzgjedhur si trajner i përkohshëm.
Artikuj të ngjashëm