Ish-sulmuesi brazilian, Ronaldo tha se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të mbështesin planin e FIFA-s për të organizuar Kupën e Botës çdo dy vjet.
Braziliani në një konferencë për media të organizuar nga Shtëpia Botërore e Futbollit mbështeti propozimiet e hartuara nga shefi i zhvillimit global të futbollit, Arsene Wenger.
UEFA ka hedhur poshtë planet së bashku me një numër të madh të klubeve kryesore të Evropës për të organizuar Kupën e Botës çdo dy vjet.
Por Ronaldo tha se “nëse Messit dhe Ronaldos do t’u jepej më shumë mundësi për të fituar Kupën e Botës, unë jam i sigurt se ata do të thonë po”.