Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo me renditjen më të ulët në garën për “Topin e Artë” në 17 vjet

Sulmuesi portugez i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka përfunduar i 20-ti në garën për Topin e Artë 2022.

Është rangimi më i ultë i Ronaldos në 17 vjetët e fundit. Për herët të parë në 16 vjetët e fundit në podium nuk do të jenë Ronaldo apo Lionel Messi.

Messi madje as nuk është i nominuar. Kjo i ka ndodhur për herë të parë që nga vitit 2005.

Dy superyjet kanë dominuar në dekadën e fundit duke e fituar 12 herë së bashku. Messi e fitoi “Ballon d’Or” për herë të shtatë dhe rekorde vitin e kaluar.

Por do të ketë fitues të ri të çmimit individual më të vlerësuar në futboll. Karim Benzema është favorit i madh. Fituesi shpallet sonte (e hënë, 20:30).