Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo me festim të ri pas golit të radhës

Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e parë në vitin 2024 me Al-Nassrin dhe ka bërë festim të ri.

Ronaldo shënoi të mërkurën mbrëma në fitoren 1:0 në ndeshjen kundër Al Feihas.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Prince Faisal bin Fahd” në Riad të Arabisë Saudite, ishte e para e fazës së 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve të Azisë.

Ronaldo realizoi në minutën e 81-të me asistim të Marcelo Brozoviqit.

39-vjeçari vrapoi për të festuar, u hodh, ndërsa më pas i vendosi duart në gjoks, ndryshe nga ajo që bënte më parë.

Al-Nassr e ka epërsinë para duelit kthyes që luhet javën e ardhshme, ndërsa është afër që ta sigurojë çerekfinalen e garës.