Cristiano Ronaldo është lojtari me pagën më të lartë në Serie A dhe fiton trefish më shumë se lojtarët tjerë.
Sipas “Gazetta Dello Sportit”, Ronaldo i cili iu bashkua “Zonjës së Vjetër” nga reali për 100 milionë euro, fiton 31 milionë euro për sezon në Torino.
33-vjeçari ka kontratë katërvjeçare me Juven.
I dyti me pagën më të lartë në Serie A është Gonzalo Higuain i Milanit që fiton 9.5 milionë euro për sezon, teksa pas tyre vjen Paulo Dybala i Juventusit me shtatë milionë euro në sezon.
Juve prin si skuadër me pagat më të larta me 219 milionë euro në sezon, teksa Milani është i dyti me 140 milionë euro. Roma zë vendin e tretë me 116 milionë euro.