Sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, i duhen edhe 13 gola në 11 ndeshjet në vazhdim për të thyer rekordin e Omar Sivorit.
Portugezi mund të bëhet lojtari më i shpejtë që arrin kuotën e 100 golave me klubin nga Torino.
Sivori, i cili kaloi tetë vjet te Juventusit, nga viti 1957 deri më 1965, aktualisht mban këtë rekord.
Sivorit i janë dashur vetëm 124 ndeshje për të arritur në kuotën 100 golave.
Sipas Transfermarktit, Ronaldo ka shënuar 87 herë në 112 ndeshje me Juventusin, që do të thotë se portugezit i duhen vetëm edhe 13 gola për ta barazuar rekordin.
Por nëse Ronaldo shënon 13 gola në 11 ndeshjet e ardhshme, ai do të ishte vetëm në krye të kësaj liste.