Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo “humb” katër milionë funte te Unitedi

Cristiano Ronaldo do të humbë rreth katër milionë funte në bonuse, shkaku i rezultateve të dobëta këtë edicion te Manchester Unitedi.

Ronaldo u rikthye në “Old Trafford” verën e kaluar me një kontratë shumë të lidhur me bonuse, për të kompensuar pagën e madhe të yllit portugez. Eliminimi nga Liga e Kampionëve ndaj Atletico Madridit i ka kushtuar 2.5 milionë funte Ronaldos.

Portugezi nëse do të arrinte në finale me “Djajtë e Kuq” do të fitonte këtë shifër. Ronaldo do të mbetet edhe pa 1.5 milionë funte që do t’i fitonte nëse Unitedi fiton titullin e kampionit në Premier League.

Sulmuesi portugez do të mbetet edhe pa miliona të tjerë nëse Unitedi dështon të kualifikohet në Champions për edicionin e ardhshëm.