Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo eliminohet nga “Championsi” i Azisë

Cristiano Ronaldo me Al-Nassrin janë eliminuar nga “Championsi” i Azisë. Penalltitë përcaktuan fituesin e ndeshjes në mes të Al-Nassr dhe Al-Ain. Koha e rregullt përfundoi 3:2 për Al-Nassr, ndërsa ndeshjen e parë Al-Ain e kishte fituar 1:0. Skuadrat realizuan nga një gol edhe në shtesa. Ronaldo realizoi për Al-Nassr nga penalltia në minutën e 118-të.

Ndeshja shkoi në penallti dhe vetëm Ronaldo realizoi nga penalltia nga radhët e ekipit të tij, ndërsa ekipi kundërshtar ishte i saktë në tri penalltitë e gjuajtura dhe kështu siguroi kalimin në gjysmëfinale të “Championsit” të Azisë.