Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo e Messi postojnë fotografi të përbashkët në rrjetet sociale

Si asnjëherë më parë, dy futbollistët që e kanë ndarë skenën e më të mirit në futboll për një kohë të gjatë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, kanë postuar fotografi të njëri-tjetrit në rrjete sociale. Shkak është bërë sponsorimi.

Të dy kanë pozuar për kompaninë e njohur të veshjeve, Louis Vuitton.

Postimi i fotografive të tilla nuk kishte ndodhur më parë, qoftë për arsye futbollistike apo sponsorimi.

Ronaldo e Messi kanë qenë rivalë për më shumë se 15 vjet, por herë pas here nuk kanë ngurruar ta lavdërojnë njëri-tjetrin, siç ishte intervista e fundit e CR7. Thonë se konkurrenca i ka bërë më të fortë në raport me njëri-tjetrin.

Image
Image
Artikuj të ngjashëm