Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo dhuron replikën e Topit të Artë për bamirësi

Cristiano Ronaldo ka dhuruar replikën e njërit prej katër Topave të Artë për të rritur fondin e “Make-A-Wish Foundation”.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Ronaldo ka dhuruar replikën e Topit të vitit 2013 në një ankand bamirësie që u mbajt vikendin e kaluar në Londër.

Replika e topit të artë është blerë nga pasaniku izraelit, Idan Ofer, për 600 mijë euro.

Të gjitha të ardhurat nga shitja kanë shkuar për këtë fondacion.

Artikuj të ngjashëm