Eliminimi i Al Nassr nga Liga e Kampionëve në Azi shënoi një rekord negativ të Cristiano Ronaldos që kur mbërriti te sauditët vitin e kaluar.
Në total janë gjashtë gara të humbura. Al Nassr me Ronaldon ka fituar vetëm Kupën e Unionit të Shoqatave Arabe të Futbollit këtë sezon.
39-vjeçari madje mund ta thellojë rekordin negativ nëse Al Nassr nuk shpallet kampion këtë vit. Do të bëheshin shtatë trofe të humbur.
Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Arabisë Saudite janë gjithashtu dy trofe të tjerë në lojë për pjesën e mbetur të sezonit.
Për momentin, skuadra e drejtuar nga Luis Castro është 12 pikë prapa liderit Al Hilal të Jorge Jesusit, teksa kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje deri në fund të kampionatit.
Edhe
Ronaldos s’po ia do me Al-Nassrin, e humb finalen e garës aziatike
Trofetë që ka humbur Ronaldo me Al Nassr:
Superkupa e Riadit (2023/24)
Superkupa e Arabisë Saudite (2022/23)
Liga Saudite (2022/23)
Kupa e Mbretit (2022/23)
Edhe
Ronaldos i prishet festa në minutën e 98-të
Riad Season Cup (2023/24)
Liga e Kampionëve të Azisë (2023/24)