Ronaldo “Fenomeni”, i pranishëm në Itali për një aktivitet sportiv, u pyet nga mediat përtej Adriatikut për lëvizjet e fundit në afatin kalimtar, ku spikat pa dyshim transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi. Sipas brazilianit, Seria A po bëhet një kampionat më i bukur.
“Shpresojmë që të kthehet si dikur, janë bërë goditje të rëndësishme. Futbolli ka nevojë për kampionatin italian, për forcën italiane në botë. Cristiano Ronaldo tek Juventusi? Edhe Interi këtë vit është shumë i fortë, i ka mbajtur të gjithë dhe vitin e kaluar luajti të finale sezoni të jashtëzakonshme. Edhe Milani është përforcuar, pastaj është edhe Napoli me Ancelottin. Të shohim se çfarë do të bëjnë në kompeticionet europiane”, ka thënë ai.
“Fenomeni” u pyet edhe për zyrtarizimin e Paolo Maldinit në stafin drejtues kuqezi, transmeton SS.
“Është një lajm shumë i rëndësishëm. Si ish-futbollist, duhet të kthehesh dhe të jesh protagonist sa më parë në futboll. Ka paSur një histori të pabesueshme me Milanin dhe është e drejtë që të jetë aty”, thotë Ronaldo.
Ronaldo foli në fund edhe për zhgënjimin e Brazilit në “Rusi 2018”
“Rrethanat ishin favorizuese, por Brazili nuk diti t’i shfrytëzonte. Ndeshjen me Belgjikën e luajtëm gabim. Botërori është gjithmonë shumë i vështirë, duhet të shkojë gjithçka mirë për të fituar. Përgëzime Francës që ka fituar, skuadrat europiane në këto momente janë shumë të forta”, shprehet ai.
-
Të gjithë po shikojnë nga Ronaldo për t’u siguruar që historia nuk do të përsëritet për Juventusin
-
Ronaldo paralajmëron qëndrimin te Juventusi
-
Ronaldo kërkon trofe me Juven
-
Ronaldo insiston: “Juventusi do ta fitojë Ligën e Kampionëve”
-
Ronaldo: Jam me fat që po luaj në Serie A, përvojë fantastike te Juve