Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo arrin shifrën e 1200 paraqitjeve në karrierë

Cristiano Ronaldo ka arritur shifrën e 1200 paraqitjeve në karrierën e tij. Këtë sukses sulmuesi portugez e regjistroi të premten mbrëma, kur realizoi një gol e asistoi në një tjetër për klubin Al-Nassr në Arabinë Saudite. Al-Nassr mposhti Al-Riyadhin me rezultatin 4:1.

Ronaldo i ka falënderuar të gjithë që e kanë ndihmuar për arritjen e kësaj shifre të paraqitjeve, por shtoi se “ende nuk ka mbaruar asgjë”.

Sulmuesi portugez në elitën e futbollit të Arabisë Saudite ka 16 gola të realizuar në 15 paraqitje në edicionin aktual. Rekordin me më së shumti paraqitje e ka arritur ish-portieri anglez, Peter Shilton.

Shilton ka luajtur në 1387 ndeshje. Paraqitjen e 1000-të në karrierën si senior, Ronaldo e kishte regjistruar në shkurt të vitit 2020, kur shënoi gol për Juventusin në Serie A.

Në qershor u bë lojtari i parë që arriti shifrën e 200 paraqitjeve me Portugalinë, ndërësa kryeson edhe me shënimin e golave, pasi ka 128 gjithsej në nivel përfaqësuesesh. Ai ka shënuar më shumë se 850 gola me skuadrat e tij dhe Portugalinë.