Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldinho po përballet me krizë financiare

Një gjykatë në jug të Brazilit ia ka konfiskuar ish-futbollistit më të mirë në botë, Ronaldinhos, 57 prona, për shkak të një gjobe ambientale të papaguar dhe borxheve të tjera, kanë raportuar mediumet braziliane të martën.

Gazeta braziliane "Folha de S. Paulo" ka shkruar se Ronaldinho ka borxh rreth 2.5 milionë dollarë për një gjobë që i ishte shqiptuar, pasi ilegalisht kishte ndërtuar një pendë në liqenin pranë shtëpisë së tij në Porto Alegre, transmeton Koha Ditore.

Po ashtu, kreditorët kanë marrë masa edhe për të rikuperuar 2.05 milionë dollarë borxhe të tjera.

Autoritetet kanë konfiskuar edhe pasaportat braziliane e spanjolle të Ronaldinhos derisa çështja të zgjidhet.

Avokati i Ronaldinhos vazhdimisht ka mohuar se asetet e Ronaldinhos janë nën kufizim, por për gazetën braziliane ka thënë se ai nuk mund të komentojë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)