Ish-futbollisti më i mirë në botë Ronaldinho e ka pritur ditëlindjen e tij të 40-të të shtunën në burg në Paraguai, ku shokët e tij të qelisë ia kanë përgatitur një tortë modeste, shkruan “The Sun”, transmeton Koha.net.
Ronaldinho gjendet në burg në Paraguai me akuzë se ka përdorur pasaportë fals për të hyrë në këtë vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRonaldinho rrezikon deri në gjashtë muaj burg. Por, shokët e tij të qelisë prapë kanë organizuar një festë për legjendën e Barcelonës, ku i kanë përgatitur një tortë dhe po ashtu ka pasur edhe mish nga skara.
Kjo festë ka ardhur pak ditë pasi që Ronaldinho ka ndihmuar shokët e burgut që të fitojnë një derr 16 kilogramë, duke shënuar pesë gola në një ndeshje në një turne futbolli në burg.
Sipas gazetës paraguaiane “Hoy”, Ronaldinho ishte bindur të futej në lojë, ndërsa kishte qenë duke shikuar ndeshjen e duke biseduar me gardianët e burgut. Ndonëse kishte hezituar fillimisht, Ronaldinho u përfshi në ndeshje.
E ai shënoi pesë gola dhe asistoi gjashtë tjerë në fitoren 11:2 të skuadrës së tij.
Ronaldinho e ka kaluar ditëlindjen e 40-të në burg, që është dukshëm larg nga festat luksoze që i bënte në të kaluarën.
Për ditëlindjen e tij të 26-të, ai kishte festuar në një klub nate në Barcelonë deri në ora 6 të mëngjesit. Ditëlindjen e 32-të e kishte festuar me një festë që zgjati pesë ditë dhe kushtoi dhjetëra mijëra dollarë. Festën e organizoi në një hotel luksoz në Rio de Janeiro në Brazil.
Mirëpo, ai stil i jetesës është vetëm pjesë e të kaluarës. Ai në vitet e fundit ka pasur probleme të shumta që kanë arritur kulmin me arrestimin në Paraguai.
Por, ish-bashkëlojtarët e tij ia kanë uruar ditëlindjen me mesazhe nëpër rrjete sociale. Përfshirë këtu Ronaldon e Roberto Carlosin dhe Samuel Eto’on.
