Roma raportohet se ka vendosur të hyjnë në garë për sulmuesin e Benficas, Anderson Talisca.
24-vjeçari dy sezonet e fundit i zhvilloi si i huazuar te Beshiktashi, duke realizuar 33 gola në 71 paraqitje, por klubi turk nuk dëshiron blerjen e tij.
Si rezultat i kësaj, Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Wolverhampton Wanderers kanë shprehur interesim për të.
Sipas gazetës turke “Hurriyet”, Roma ka identifikuar Taliscan si prioritet i verës dhe ka gati 35 milionë euro për transferimin e tij.