Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma shpreh interesim për Rashicën

Roma raportohet se ka shprehur interesim për mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

CalcioReporter raporton se klubi italian është duke shikuar mundësinë e transferimit të mesfushorit shqiptar nga klubi holandez Vitesse, si zëvendësues të El Shaarawyt ose Diego Perottit, pasi njëri prej këtyre lojtarëve pritet të largohet nga Roma.

Për Rashicën kanë shprehur interesim edhe Lazio me Napolin.

Ai deri më tani ka realizuar 34 paraqitje për Vitessen, duke asistuar 12 herë dhe ka realizuar katër gola.