Sulmuesi kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, po kërkohet edhe nga Milani.
Sipas Sky Italia, Rashica është njëri prej tre lojtarëve të Bundesligës që po kërkohet nga trajneri Ralf Rangnick, i cili pritet të marrë drejtimin e Milanit në fund të këtij edicioni.
Klubi italian është duke e monitoruar situatën e sulmuesit të krahut te Werderi.
Milani është në pritje të përfundimit të sezonit në Bundesliga, për të dërguar ofertën e parë për Rashicën. Kosovari ka klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, por në rast të rënies nga Bundesliga çmimi i tij do të zbritet.
Përveç Milanit, në garë për Rashicën është edhe skuadra gjermane Leipzigu.
Artikuj të ngjashëm