Roma ka mposhtur Chelsean me rezultat 3 me 0 për të marrë kreun e grupit në Ligën e Kampionëve.
Romakët zunë në befasi londinezët që në sekondat e parë kur El Shaarawy me një goditje të fuqishme mposhti portierin Thibeaut Courtois.
Anësori italian u përkujdes edhe për rezultatin 2 me 0 kur realizoi në minutën e 36.
Golin e fundit në këtë takim e realizoi Diego Perotti në minutën e 63-të.
Me këtë fitore Roma merr kreun e grupit C me 8 pikë, derisa Chelsea mban pozitën e dytë me 7 pikë. Atletico Madrid mbetet në pozitën e tretë me tre pikë, pasi sonte nuk arrit më shumë se një barazim me Qarabagun.
Artikuj të ngjashëm