Roma mund ta eliminojë Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, thotë Gabriel Batistuta.
Batistuta do të rikthehet në Olimpico për herë të parë pas 15 vjetësh, kur Italia do të luajë një ndeshje bamirësie me “Pjesën tjetër të Botës”, transmeton Koha.net.
“Rikthimi në Olimpico është shumë emocionuese. Kjo është hera e parë që po kthehem dhe jam kurioz të shoh se si do të ndjehem. Roma gjithmonë ka qenë një nga top ekipet, por kanë humbur diçka. Kjo Romë nuk ka fituar tituj për shkak të Juventusit, që ka gjithçka. Roma mund t’ia dalë kundër Barçës, në çerekfinale Roma mund ta mposhtë këdo”, është shprehur ai për Gazzetta dello Sport.