Roma raportohet se ka kontaktuar me Roberto Mancinin për të zëvendësuar Luciano Spalletin.
Trajneri aktual i Romës mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe deri tani ka refuzuar të diskutojë për të ardhmen e tij.
Kjo ka nxitur spekulimet se Spalleti dëshiron të largohet në fund të sezonit dhe klubi tani ka nisur të mendojë për zëvendësuesin.
Sipas “Premium Sport”, ekipi kryeqytetas ka biseduar me Mancinin që ka pranuar pagë më të ulët se 4.5 milionë euro për sezon që merrte te Interi.
Në listë është edhe Vincenzo Montella.