Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma ka opsione për të zëvendësuar Xhekon

Foto: Reuters

Te skuadra e Romës kanë filluar të shikojnë për zëvendësimin e sulmuesit boshnjak Edin Xheko, i cili pritet të largohet këtë verë.

“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të premten se Roma po e monitoron sulmuesin e Torinos, Andrea Belottin dhe atë të Atalantas, Duvan Zapatan, transmeton “Koha Ditore”. Që të dy, te Roma shihet si zëvendësime të duhura për Xhekon 33-vjeçar, që ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Xheko këtë edicion ka shënuar 12 gola në 30 ndeshje kurse të Roma është transferuar në vitin 2015 nga Manchester City.

Belotti 25-vjeçar, ka kontratë me Torinon deri në vitin 2021 dhe këtë edicion ka realizuar 12 gola derisa Zapata po shkëlqen te Atalanta me 22 gola të shënuara në 37 paraqitje.