Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma fiton thellë ndaj Waalwijkut

Roma shënoi fitore të thellë ndaj skuadrës holandeze, Waalwijk, në miqësoren e zhvilluar të enjten.

Roma triumfoi me rezultatin 3:0. Skuadra e Mourinhos e shënoi pas tre minutash golin e parë nëpërmjet Tammy Abrahamit.

Stephan El Shaarawy në minutën e 19-të realizoi për 2:0, kurse Nicolo Zaniolo vulosi rezultatin final, tre minuta pas pushimit.

Marash Kumbulla luajti tërë ndeshjen për Romën.