Roma ka fituar derbin ndaj Lazios me shifrat 3:0.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Jose Mourinho dominoi takimin duke krijuar raste të mira shënimi.
Çështjen e fituesit vendasit e mbyllën në pjesën e parë duke shënuar tre gola.
Në minutën e parë të takimit Tammy Abraham zhbllokoi rezultatin.
Sulmuesi anglez realizoi edhe në minutën e 22-të për 2:0.
Lorenzo Pellegerini shënoi një gol të bukur në minutën e 40-të për 3:0.
Te Roma në bankën rezervë ishte Marash Kumbulla. Te Lazio takimin e kompletoi Thomas Strakosha derisa Elseid Hysaj luajti 52 minuta.
Roma pas kësaj fitoreje mbanë pozitën e pestë me 51 pikë. Lazio është në vendin e gjashtë me 49 sosh
Artikuj të ngjashëm