Roma ka mposhtur 3 me 0 Bolognan e Blerim Xhemailit për të mbajtur pozitën e dytë në tabelën e Serisë A.
Federico Fazio, Mohamed Salah dhe Edin Xheko shënuan tre golat për fitoren e 23-të të romakëve sivjet, që tani kanë gjashtë pikë më pak se lideri Juventusi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFitore bindëse ka shënuar edhe Milani që ka mposhtur Palermon 4 me 0. Suso, Pasalic, Carlos Bacca dhe Gerard Deulofeu shënuan golat për fitoren bindëse të Milanit.
Gabim këtë xhiro ka bërë Interi që ka humbur pozitën e gjashtë dhe zbeh edhe më shumë gjasat për garat evropiane. Klubi nga Milano u mposht 2 me 1 nga Crotone si mysafir. Falcinelli i shënoi dy golat për ekipin që po rrezikon rënien, ndërsa Danilo D’Ambrosio shënoi golin e vetëm për Interin.
Roma tani ka 71 pikë në tabelë, gjashtë më pak se Juve që prinë. Napoli si i treti ka 64, me një takim më pak të cilin e zhvillon sonte ndaj Lazios që është e katërta me 60 pikë. Atalanta është e pesta me 59, ndërsa pas saj vjen Milani me dy pikë më pak. Interi është i shtati me 55 pikë.