Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.
Portugezi thuhet se ka kërkuar nga krerët e klubit që t’i plotësojnë kërkesat për të bërë një skuadër konkurruese. Në mesin e dëshirave është mesfushori i Juventusit, Arthur.
Braziliani nuk ka arritur ta gjejë veten te “Zonja e Vjetër” dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Massimilano Allegri. Kryeqytetasit do të tentojnë ta huazojnë brazilianin me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.
Arthur këtë edicion në Serie A ka bërë vetëm katër paraqitje.
Artikuj të ngjashëm